Në prag të negociatave indirekte me Hamasin, Benjamin Netanyahu u duk i kujdesshëm në lidhje me një marrëveshje të mundshme për pengjet.

Ai tha se nuk është i sigurt se Hamasi do të bjerë dakord për lirimin e pengjeve.

“Nuk mund t’ju them nëse Hamasi do të bjerë dakord për lirimin e pengjeve. Mendoj se është e mundur. Shpresoj të ndodhë, por nuk mund të garantoj se do të ndodhË. Presidenti Trump ka deklaruar se do ta mbështesë plotësisht Izraelin në ndërmarrjen e veprimeve vendimtare kundër Hamasit. Shpresojmë ta përfundojmë në mënyrën e lehtë, jo në mënyrën e vështirë”, vazhdoi Netanyahu, duke përsëritur se tani “barra është mbi Hamasin”.