Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbrojtur planin 20-pikësh të paqes të Presidentit amerikan, Donald Trump për rajonin e Gazës, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga ministrat e tij.
Në një mbledhje, disa orë pas kthimit nga Uashingtoni, Netanyahu theksoi se koordinimi me Shtetet e Bashkuara është më i afërt nga sa mendohet, sipas tre zyrtarëve izraelitë të informuar për takimin, raportoi CNN.
Ai vuri në pah dy pika kyçe që shkaktojnë debat, mundësinë e njohjes së një shteti palestinez dhe çarmatimin e Hamasit. Netanyahu e përshkroi formulimin për shtetin palestinez si të paqartë dhe theksoi përjashtimin e Autoritetit Palestinez nga procesi, duke sqaruar se Këshilli i Paqes, i udhëhequr nga SHBA-ja, do të mbikëqyrë çarmatimin e Gazës, me pjesëmarrjen e Izraelit.
Megjithatë ministrat, Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich e kanë kritikuan ashpër planin. Ben Gvir e cilësoi atë plot me boshllëqe dhe një kërcënim për sigurinë e Izraelit, ndërsa Smotrich e quajti një dështim diplomatik që rrezikon të përfundojë me lot.
Një nga shqetësimet kryesore mbetet mungesa e detajeve të qarta mbi mënyrën e çarmatimit të Hamasit, ku vetëm vëzhgues të pavarur do të monitorojnë procesin, duke shtuar pasiguri në radhët e qeverisë izraelite.
Netanyahu po përpiqet të qetësojë situatën duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në dhe duke kërkuar unitet për sfidat që po sjell ky plan.