Serbi-Shqipëri nuk është kurrë një sfidë e radhës, është një super sfidë që “ndez” Ballkanin, një derbi i zjarrtë që sot më shumë se kurrë ka një peshë shumë specifike për fatet e Grupit K, në “valle” është vendi i dytë, në një kohë kur Anglia po zhvillon një fazë më vete. Me 8 pikë në 5 ndeshje, Shqipëria renditet në vendin e dytë, plus 1 pikë në raport me Serbinë, por me një ndeshje më shumë, për këtë arsye Sylvinho dhe djemtë e tij janë të detyruar të fitojnë për të qenë zot të fatit të tyre, në të kundërt, po kaq e rëndësishme është të mos humbasin, në të kundërt jemi jashtë.
Në raport nga ndeshje e fundit me Serbinë, Shqipëria vjen në këtë derbi me 2 fitore dhe 1 një barazim, por kuqezinjtë kanë shfaqur probleme të theksuara në fazën sulmuese, një detaj për të cilin Sylvinho nuk shqetësohet, i bindur që goli do të vijë.
Nuk janë në kushte perfekte as Serbët, përkundrazi, presin Shqipërinë në momentin e tyre më të vështirë në vitet e fundit. Humbja e fundit 5-0 ndaj Anglisë ka tronditur në themel të gjithë ambientin rreth ekipit përfaqësues, me trajnerin Stojkovic që është në dyshim të fortë, por fati i tij, ashtu si fati i Grupit K, pritet të vendoset sot në Leskovac.
Sylvinho udhëtoi në këtë transferte me disa mungesa të rëndësishme në mbrojtje, por shqetësimi i tij i madh mbetet faza sulmuese, aty ku ka edhe dilemat më të madh në lidhje me formacionin titullar.
Në letër, kjo duket një transfertë shumë e vështirë për Shqipërinë, nuk besojnë shumë kompanitë e basteve pasi një sukses i mundshëm i kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 5,50, ndërsa në një sukses i Serbisë vlerësohet me 1,73.