Marsin e kaluar, Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës (TSJC) vendosi ta lirojë nga akuzat ish-futbollistin Dani Alves për një krim të sulmit seksual.

Në orët e fundit ai është bërë përsëri subjekt i shumë postimeve në rrjetet sociale. Konkretisht, ish-futbollisti i Barçës mori pjesë në një ceremoni në kishën ungjillore të Elim Girona dhe mbajti një fjalim të gjatë dhe të përzemërt, duke dëshmuar se kishte bërë “një pakt me Zotin”.

“Duhet të keni besim, unë jam prova e kësaj. Sepse atë që Zoti premton, e përmbush”, shprehet Alves nën duartrokitjet e anëtarëve të kishës. “Dashuria është të duash kur dikush nuk e meriton”, shton ish-futbollisti, duke i’u referuar Zotit.

“Në mes të stuhisë, u shfaq një lajmëtar i Zotit. Ai më çoi në Kishë dhe në shteg, dhe sot jam këtu falë tyre”, tha ai. Ai zbuloi gjithashtu se gjatë kohës së tij në burg, bëri një pakt shpirtëror: “I kërkova Zotit të kujdesej për shtëpinë time dhe zemrat e njerëzve që nuk do të më braktisnin. Dhe premtova t’i shërbeja Atij”

Që nga lirimi i tij, Alves ka lënë mënjanë postimet rreth futbollit dhe një jete luksoze për të ndarë mesazhe fetare dhe pasazhe biblike me më shumë se 30 milionë ndjekësit e tij.

Jeta e tij e re përfshin edhe pajtimin me gruan e tij, modelen Joana Sanz, me të cilën së fundmi festoi lindjen e vajzës së tyre të parë. Futbollisti i dytë më i suksesshëm në histori, me 43 tituj të fituar, tani kërkon një fitore të ndryshme: paqen shpirtërore.