Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
“Non Stop”, shkruan Rama në Facebook.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike po zhvillohet në të gjithë vendin.
Kryeministri Rama ka theksuar se “Rilindja Urbane 2.0” nuk do të tolerojë asnjë individ apo subjekt që cenon cilësinë e jetës së qytetarëve, ndërsa është kujdesur të theksojë se ky nuk është thjesht një aksion, por një program 4-vjeçar.
Kreu i qeverisë ka nënvizuar gjithashtu se ky transformim synon qytete më funksionale ndaj komunitetit, më të pastra dhe më të gjelbra.