“Askush prej nesh nuk duhet t’i bëjë presion Zelensky-t kur bëhet fjalë për lëshime territoriale.”. Kështu deklaroi kryeministri polak Donald Tusk në X. Duke marrë shkas nga takimi i Zelenskyt me presidentin Trump, Tusk theksoi se presioni duhet t’i bëhet Rusisë.

“Ne të gjithë duhet të bëjmë presion ndaj Rusisë që të ndalojë agresionin e saj. Paqësimi nuk ka qenë kurrë rruga drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.”, shkroi Tusk.