Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të reja, ku shfaqet në një stil elegant dhe sensual.

Modelja shqiptare është shfaqur në një kombinim tërësisht të zi, me një korse prej dantelle dhe një fund elegant me prerje të thellë, të cilin e ka shoqëruar me një xhaketë kadifeje të zezë dhe taka elegante.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përshkrimi ironik që Oriola i kishte vënë postimit në Instagram: “Kur del poshtë pallatit për të blerë bukë”.