Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka folur shkurt për mediat pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ku qëndroi për më shumë se tre orë.
Pacolli deklaroi se i beson drejtësisë shqiptare dhe se çështjen e ka lënë plotësisht në dorë të institucioneve ligjzbatuese.
Sa i takon projektit të aeroportit të Vlorës, biznesmeni u shpreh me bindje se punimet do të vijojnë dhe se ky aeroport do të jetë ndoshta më i bukuri.
Pjesë nga biseda me gazetarët:
Pala tjetër ka bërë kallëzim
Ka bërë kallëzim edhe vëllai juaj?
Po, vëllai im ka bërë ndaj personave. Unë isha si person i informuar për dhënë informacione
Keni pasur takim me kryeministrin Edi Rama?
Jo, jo. Qeveria s’ka asgjë, është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria, jemi duke punuar
Cili është thelbi i konfliktit tuaj me Valon Ademin?
Unë e kam lënë në dorë të gjyqësorit
E kam lënë në dorë të drejtësisë, besoj shumë në drejtësi, do veproj ashtu siç do pasojë vendimet, aeroporti do të bëhet, do jetë aeroporti më i bukur.
 
			
