Pak kohë më parë, gazeta ‘TemA’ evidentoi postimet e deputetes së PD, Albana Vokshi, që reaizoheshin me ndihmën e Chat GPT, ku ajo kishte postuar se si IA e pyeste në donte ta bënte denoncimin më të fortë dhe më të besueshëm. Duke dashur të denonconte një aferë, sipas saj, të një prej ministrive, Vokshi kishte harruar të hiqte këto ‘detaje’ të inteligjencës artificiale.
Me sa duket, të njëjtën gjë si Vokshi, bën edhe deputeti tjetër i PD-së, Klevis Balliu (alias Balliu Junior), i cili, siç shihet edhe në postimin më poshtë, ka harruar të heqë prej postimit **, tipike për shkrimet e shkruara me inteligjencë artificiale.

Nga këto që po shohim përditë, siç duket, i vetmi që nuk përdor inteligjencën artificiale në atë parti është Flamur Noka, i cili mjafton që imiton Doktorin dhe ka nevojë për ChatGPT.




















