Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i vendosur të sigurojë një marrëveshje tjetër që do të çojë në përfundimin e luftës në Ukrainë, pas suksesit me armëpushimin në Gaza dhe kthimin e pengjeve izraelite.
Këshilla e fundit e presidentit amerikan për përfaqësuesin e posaçëm presidencial për misionet paqësore, Steve Witkoff, nga foltorja e Knesset-it në Izrael ishte shumë zbuluese.
“Duhet ta mbyllim çështjen me Rusinë. Duhet ta bëjmë, Nëse nuk të shqetëson, Steve, le të fokusohemi fillimisht tek Rusia.”, tha Trump në parlamentin izraelit.
Përgjatë takimit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskin ditën e djeshme, Trump theksoi se përfundimi i luftës në Ukrainë nuk është diçka e pamundur, pasi sipas tij, edhe në Lindjen e Mesme dukej si një situatë e pazgjidhshme.
“Mendoj se kemi një impuls të madh, një besueshmëri të madhe. Përfundimi i çështjes në Lindjen e Mesme ishte shumë i rëndësishëm. Askush nuk besonte se do të mundej. Ishte diçka që askush nuk e priste, dhe ne e arritëm,” shtoi ai.