Pasi deklaroi pak ditë më parë se mandatin i Berishës mbaron dhe se ai nuk i plotësoi zotimet ql u kishtr dhënë demokratëve, deputeti i i ri i Partisë Demokratike, Besard Xhaferi, ka deklaruar se shpallja “non grata” e kreut të PD Sali Berisha nga SHBA “ka rënë” dhe sipas tij është vetëm çështje kohe që kjo të konfirmohet publikisht nga autoritetet amerikane.

I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, me gazetarin Arbër Hitaj, Xhaferi tha se gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA është takuar me kongresmenë amerikanë, të cilëve u ka kërkuar mbështetje për forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe për ndalimin e rrëshqitjes së vendit drejt autokracisë.

“Isha në SHBA për të faktuar farsën e 11 majit, ku u takova me kongresmenë dhe do kërkoj nga homologët dhe miqtë tanë që një vend partner si Shqipëria nuk mund të rrëshqasë drejt autokracisë. Unë mendoj se ‘non grata’ e Sali Berishës nga SHBA ka rënë dhe është vetëm çështje rutinë formale për t’u shpallur publikisht,” deklaroi Xhaferi.

Xhaferi duket se ka reflektuar në raport me Berishën dhe prej deklaratës së pak ditëve më parë, e cila u shoqërua me një sërë kritikash në drejtim të tij, duke përfshirë edhe një përgjigje publike nga Berisha, duket se ka ndryshuar mendje dhe ka siguruar se në PD nuk ka kurrfarë rebelimi.