Zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë janë në fokus të debatit publik, pas shkarkimit të Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut si kandidate e PS-së në Tiranë.

Partia Demokratike ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur kandidatë të pavarur në këtë garë.

Në emisionin Review në Euronews Albania me moderatore Greta Topjana, Ilirjana Kucana, përfaqësuese e PD-së, ka folur për kandidaturën që sipas saj mund t’i bëjë konkurrencë Manastirliut.

“Unë mendoj që përballë Manastirliut mund të jetë Albana Vokshi, është femra më e investuar në PD. Është gruaja që mban 7 pozicione në Partinë Demokratike dhe përderisa i është dhënë ky besim unë mendoj që t’ja kthejmë demokratëve këtë besim. Ajo ka dhe mbështetje ndërkombëtare, është nënkryetare e PPE-së dhe këtu ndoshta do kishim dhe ndërkombëtarë që mbështesnin zonjën Vokshi.” – tha Ilirjana Kucana.