Sesioni i dytë i takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqipërisë – Bashkimi Evropian, u mbyll me deklaratën e përbashkët të dy përfaqësueseve politikë, Taulant Balla nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Marco Tarquinio nga Parlamenti Evropian.
Menjëherë pas leximit të kësaj deklarate, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe deputetja Jorida Tabaku pjesë e delegacionit, duke shprehur se nuk dhanë konsensus për deklaratën e lexuar.
Në deklaratë u bë me dije hapja e një zyre përfaqësimi për Ballkanin Perëndimor në Tiranë me vendim të PE. Ndër të tjera, u përshëndet bashkëpunimi i ngushtë dhe mbështetja që Evropa i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësimin në familjen evropiane.
“Jemi dakord për nevojën për të pasur legjislacio ntë mirë si dhe zbatimin etij të ëndruehsmë dhe të intensifikuar.
Mirëpresim ambicien për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, dhe në veçanti ecurinë ne hapjen e një numri mbresëlënës të grupkapitujve negociues gjatë 12 muajve të fundit. Me pritshmërinë për të hapur grupkapitullin e fundit përpara fundit të vitit.
Përshëndesim më tej rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtë dhe të sigurisë të BE veçanërisht në reagimin e saj nga sfidave globale dhe në ndikimin pozitiv për stabilitetin rajonal dhe angazhimin proaktiv rajonal, siç janë tregu u përbashkët, procesi i Berlinit.
Parlamenti Evropian është i gatshëm të vijojë të ndihmojë Kuvendin ndërkohë që Shqipëria i afrohet anëtarësimit të plotë në BE. Përshëndesim vendimin e PE, për të na hapur në Tiranë zyrën e përfaqësimit të tij për Ballkanin Perëndimor. Kjo përbën njëherësh njohjen e arritjeve të vendit për anëtarësim si dhe vlerësimin e Tiranës si një ndër kryeqytetet më tërheqëse dhe më dinamike në këtë pjesë të Evropës”, thuhej në deklaratën e përbashkët.




















