Në seancën e kësaj të premteje në Gjykatën Kushtetuese, kryetari i pezulluar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, iu përgjigj përfaqësuesit ligjor të Këshillit të Ministrave lidhur me pyetjen e parashtruar. Këshilli i Ministrave e pyeti nëse cenohet interesi publik kur një i zgjedhur nuk e ushtron detyrën e kryebashkiakut dhe mbi ndërprerjen e mandatit.

“Mund të përgjigjem, mandati ndërpritet parakohe kur kryetari i bashkisë vdes nuk kam vdekur, sepse sot jam i pranishëm këtu; kur humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim të formës së prerë. Nuk ka një vendim të formës së prerë! Nuk kam kandiduar për deputet, jam vetëm përkohësisht në Durrës, nuk më është kërkuar dorëheqja dhe nuk e kam dhënë. Pikërisht sepse e kam bërë betimin, jam sot këtu,” tha Veliaj.