Deputetja e PS-së Jorida Tabaku ka replikuar me deputetin socialist Fatmir Xhafaj, teksa i tha se ky i fundit, fjalimin e sotëm në Kuvend, duhet ta bënte 12 vite më parë. Sipas saj, Xhafaj shpenzoi 500 mijë euro për Komisionin e Posaçëm, dhe nuk prodhoi asnjë. Gjithashtu ajo tha se deputeti socialist, reagoi vetëm kur u ngritën akuza ndaj Veliajt.

“E ndoqa me shumë vëmendja fjalimin e zotit Xhajfaj dhe më ngjajti me një fjalim të vitit 2013, po te kishit folur kështu atëherë mund të iu kishim besuar, pasi sot fjala e ka humbur kuptimin e saj. Kushtetuta dhe integrimi në BE nuk është fjalë në erë, por cështje të ditës. Tre gjëra zoti Xhafaja që kanë ndodhur këto vite, për të mos iu dhënë të drejtë për fjalët e tuaja. E para, ju shkëlqeni në këtë Parlament në momentin kur u ngrit një akuzë ndaj Veliajt. Nuk e prisja kurrë që ish një prokuror të dilte këtu dhe të akuzonte pasi ishte mik me Veliaj, pse nuk ndodhi kështu edhe me rastet e tjera? Hera e dytë ishte kur ju ngritët një Komision të Posaçëm, i cili donte të merrte përgjegjësinë, që këto institucione të raportonin tek ju. Ose raporton tek mua ose nuk raporton fare në këtë Parlament. Ky komision kushtoi 500 mijë euro dhe nuk prodhoi asgjë. Hera e tretë ishte kur ngritët kartonin dhe morët një vendim pikërisht për ato që thatë këtu. Një vendim për të kaluar nga Prokurori i Përgjithshëm në SPAK, për korrupsion duke ulur në bivelin e 50 mijë eurove”, theksoi Tabaku në fjalën e saj.

Ndërsa po ashtu Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka deklaruar se gjendja e vendit është duke u përkeqësuar. Tabaku tha se korrupsioni dhe pastrimi i parave është në rritje në vendin tonë.

‘Shqipëria gjendet në vitit e 13 të qeverisjes tuaj dhe cdo ditë shihet keqqeverisja juaj. Këtë e sheh duke parë mendimin e qytetarëve për një qeveri që çdo ditë e më shumë e ka trashur zullumin, e cila i ka hapur rrugë një krize ekonomike dhe sociale. Thelbi i kësaj krize është sistemi i korruptuar që godet cdo ditë xhepat e qytetarëve. Fakti qe ne kemi një palë zgjedhje të pranuara jo nga opozita, por nga OSBE-ODIHR, i cili në raport theksonte se zgjedhjet nuk i arritën standardet, pasi nuk ishin të lira dhe të ndershme. Kur sheh në raportin e ODIHR-se Shqipëria është kthyer në një parti-shtet, ku cdo istutucion është një zgjatim i shtetit. Jo më kot e kot e pyeta edhe prokurorin e Përgjithshëm për pastrimin e parave. Në raportin e 2020, ne kemi parë që paratë pastrohen kudo në Shqipëri. Kemi parë një rrjet korruptiv i cili sot është kthyer në industri sic është industria e ndërtimit. Rasti i ‘5D’ nuk ëhstë rasti i vetëm, pasi është kthyer në sistem, i cili është shkaku se një shqiptar i thjeshtë, i cili punon me dy punë, nuk ka mundësi që të ia dalë dot. Ai shpenzon 40-50% të buxhetit të tij për shportën e ushimeve. Asnjëherë më parë, nuk ka ndodhur siç ka ndodhur në këto 12 vite.”, tha Tabaku në Kuvend.

Ndërsa Xhafaj në replikën e tij me Tabakun tha se nuk ka folur në Kuvend për emra dhe çështje të caktuara.

“Sa për dijeni, une nuk kam folur në këtë sallë për emra dhe cështje të veçanta. Se nuk jam në partinë tëndë dhe sikletin tënd partiak. Sa i përket SPAK, mësoje se nuk është vendosur në 2013 por në 2016, kur u votua Kushtetua me 140 vota”, tha Xhafaj.