Me tensione ka nisur dhe po vijon seanca në Kuvend.

Ulsi Manja: Për herë të parë në 35 vite ishe i vërtetë, sepse njësoj si unë na flet shpirti kur ngjitemi në mal se na flet origjina.
Në Bjeshkët e Istogut, e le kalin dhe the do eci në këmbë. Edhe vetë jetë e ke ndërtuar mbi gënjeshtra. Duhet të dëgjojnë shqiptarët Saliun e Bjeshkëve jo këtë të Kuvendit.

Berisha: Me datën 10.2.2020, Targeti informon pinin AM5B80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.
Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor.
Tao u përgjigj kësaj, e garanton që të gjithë ata njerëz do votojnë, por nëse vendosin në listë ata në burg.
Përgjigja ishte: po, ne e garantojmë këtë.
Më pas, Tao tha: ata do shkojnë në burg këtë vit.
Replika dy!
Shih, merrja pak masën, se ai Olsi u tregua shumë i mirë për nja dy kostume.
Deklaroj unë se është Olsi Dado, ai e përgënjeshtroi burrërisht dhe më detyroi t’i kërkoj falje.
Mora vesh se ishte Ulsiu, Ulsiu nuk e përgënjeshtroi asnjëherë.
Sepse ai atje, në vend se ta thërrasë dhe t’ia zhveshë kostumet, t’ia hedhë në kosh kostumet, ia fsheh dosjet.
Kjo janë arsyet ju që nuk doni pyetjet, por e keni gabim sepse vetë e keni përmbysur…
Ju bëni fjalë për këtë kod, por vetë e keni përmbysur manualin në vitin 2022, 2023, 2024.
Ne nuk ju kemi diktuar përmbysjen e tij.
Po pse? Sepse ai manual kurrë nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjes me gojë ndaj përfaqësuesit të institucionit.
E keni frikë, e keni nga halli.
Të dy palët.
Ky është kompromis në frikë.
Ky është kompromis në krim.