Pas tensioneve të shpërthyera pas sfidës mes Napolit dhe Interit qëndron një keqkuptim që shtynë Antonio Conte-n të bëjë ato deklarata me Beppe Marottën dhe Cristian Chivun që irrituan zikaltrit.

Nëse përplasja verbale me Lautaro Martinez u arkivua nga trajneri i Napolit si diçka që qëndron në fushën e lojës, fjalët që pasuan nga Conte vazhdojnë të jenë temë diskutimi. Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’ deklaratat e Contes u konsideruan të rënda si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Antonio Conte përfshiu trajnerin Chivu që dallohet për fair play e tij dhe kritikoi Beppe Marottën. ‘Një skuadër e madhe duhet të pyesë veten se cilat janë arsyet e vërteta të një humbje dhe të mos kapet pas gabimeve të të tjerëve, në rast të kundërt krijojnë alibi për ambientin dhe futbollistët’-ishin fjalët e Contes.

Fjalë këto që u deklaruan të pavend edhe sepse vetë Marotta, pavarësisht kritikave të Marianit, nënvizoi meritat e kundërshtarit. ‘Penalltia e Napolit e drejtoi ndeshjen në atë drejtim, duhet qartësi. Rocchi kishte thënë mjaft me gjysmëpenalltitë. Napoli e legjitimoi fitoren në gjysmëorëshin e fundit’-kishte thënë Marotta.

Pasi mësoi fjalët e Marottës, Conte u përgjigj me vendosmëri. ‘Unë si trajner nuk do të lejoja një drejtues apo president të bënte një ndërhyrje të tillë. Në këtë mënyrë, minimizohet edhe tekniku. Gjithnjë e kam mbrojtur vetë veten, nuk kam nevojë për babanë’-tha Conte. Një përgjigje që i përkeqësoi akoma më shumë raporte me ish drejtuesit e Interit duke shtuar tensionet pas ndeshjes

Por, gjithnjë sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, Conte e ka keqkuptuar situatën. Trajneri i Napolit besonte se Chivu nuk do të bënte asnjë deklaratë për median duke menduar se i vetmi që do të komentonte për Interin do të ishte Marotta. Nga këtu nisi edhe sulmi, i krijuar nga një keqkuptim, por që u transformoi një debat të thjeshtë në një cështje mediatike. Kjo edhe sepse Chivu foli për mediat duke tentuar të ulë tensionet dhe të flasë vetëm për ndeshjen