Partia socialiste dega Vlorë ka zhvilluar këtë të mërkurë një mbledhje me strukturat në qytetin bregdetar dhe kryesinë. Në këtë takim prezent kanë qenë anëtarë të kësaj partie, deputet, ish-deputetë dhe drejtues.

Gjatë mbledhjes është prezantuar Brunilda Mersini si kandidate për bashkinë e Vlorës. Pas përfundimit të kësaj mbledhje drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi vlerësoi kandidaturën e Mersinit. Mersini nga ana tjetër ka shprehur entuziazmin për këtë mundësi. Ajo renditi disa nga prioritetet personale që do të ketë në krye të bashkisë së Vlorës.

Brunilda Mersini është zyrtarizuar të martën e 7 tetorit si kandidate për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Me kandidimin e Mersinit në zgjedhjet vendore mandati i saj si deputete do t’i kalojë Briseida Çakërrit.

Zgjedhjet e pjesshme vendore pritet të prodhojnë një mandat që do të zgjasë më shumë se një vit. Në Berat kandidat është zyrtarizuar Ervin Ceca, në Tepelenë Gramoz Sako, në Mat Altin Bojni dhe në Cërrik Florenc Doka. Në Asamblenë Kombëtare të PS-së është zyrtarizuar emri i Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës, pas një propozimi të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.