Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka vijuar edhe këtë të shtunë stakimet me qytetarët në kryeqytet, pjesë e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Gjatë takimeve, Manastirliu është takuar me qytetarë të ndryshëm, duke dëgjuar nga afër edhe shqetësimet dhe nevojat që ata mund të kenë.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga takimet e Manastirliut me qytetarët të cilët ndër të tjera i kanë uruar edhe sukese për këto zgjedhje.
“Ogerta për Tiranën”, shkruan Rama krah videos.




















