Nga Ylli Pata

Polemikat e Edi Ramës me politikanët britanikë që natyrisht rimerren nga tabloidët djathtisë të Murdoch-ut nuk kanë filluar dje apo sot me vizitën e kryeministrit shqiptar në Britaninë e Madhe.

Rama, duket se thjeshte shfrytëzoi rastin për të qenë në karuselin mediatik, si një karrem që edhe pse do të furnizojë pro et contra pafund, gjithsesi e bën efektin sipas aksiomës se edhe reclama e keqe, reklamë mbetet.

Nga ana tjetër, replikat me konservatorët apo të djathtëve britanikë janë ushqimi politik për ata që të direkt apo indirekt të gjejnë një shënjestër ndaj tij. Por edhe tek laburistët hyn në debat, duke u prekur atë që dhemb më shumë tek e majta britaniket, mbështetja që i dhanë BREX-it.

Natyrisht në Tiranë, por edhe gjetiu shpotia apo shfrenimi i frustrimit do të jetë pa doganë, pork jo realisht nuk se ka rëndësi. Edi Rama sot nuk është një politikan i ri që kërkon të veshë atlete për tu bërë interesant. Ai sot është një nga kryeministrat më “veteranë” e, së paku, siç e tha edhe Viktor Orban para dy ditësh, atë e njohin shum mirë kush është, çfarë bën, e a e bën atë që i thonë partnerët, apo si e bën.

Ndaj, grricja që Edi Rama u përpoq shumë në Londër, nuk dukej thjesht një manovër apo show mediatik, por një qëndrim politik, duke përdorur edhe “karremet” që kërkon mjedisi vendas.

Një qëndrim politik, i cili nuk ka ndonjë sekret por një qëndrim të shprehur hapur nga Rama, i cili është i vetmi në Ballkan që ka bërë fushatë politike për hyrjen në BE.

Një flamur politik që e kanë braktisur jo vetëm Mali i Zi e Maqedonia, të cilët janë në garë për të hyrë, pore dhe vende anëtare me attribute si Kroacia. Presidenti i së cilës, socialisti Zoran Milanoviç, mik i hershëm i Edi Ramës dhe këshilltar nga të parët e tij, është sot një nga liderët më të njohur eurokeptik të rajonit.

Politico, në një shkrim të gjatë, publikonte sot se Franca mund të braktiste idenë e saj të “Komunitetit Politik Europian”, pra që një pjesë vendesh të hyjnë por pa të drejtë vote, duke sakrifikuar Shqipërinë e Malin e Zi thjeshte për arsye elektorale.

Për Shqipërinë kjo do të ishte një dramë politike traumatike, pas këtij investimi të madh politik dhe si shoqëri. Trauma që mund të prodhonin efekte siç po ndodh edhe në Mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut.

Dritan Abazoviç, ish-kryeministri ulqinak, një nga më properëndimorët e vendit, para pak ditësh u prit në Kinë me respekt të madh. Abazoviç, duket që hapur donte të tregonte me këtë rast, zhgënjimin me homologët perëndimorë që nuk e çmuan luftën e tij politike me anti-perëndimorët evendit të tij, madje duke firmosur edhe ndalimin e kalimit të Sergej Lavrov në hapësirën e Malit të Zi.

Edi Rama, deklaroi hapur se Shqipëria nuk e kërkon anëtarësimin në BE për të pasur një kuotë apo votë, po si një “fe” nacionale, për të cilën nuk ka ndërmend të kthehet mbrapa. Është një betejë politike, në të cilën normalisht do të duhet të ishte përkrah edhe opozita apo çdo aktor politik e socil në vend. Pasi realisht në Shqipëri nuk se ka politikisht euroskeptikë. Këto grupime, thjeshte kanë inat që këtë ta bëjë Edi Rama, i cili duke qenë në mandatin e katërt nuk se ka përfitim direkt nga ky aksion. Gjithsesi, këtë merak, të kuptueshëm deri diku, ta artikulojnë politikisht. Të formës që edhe ne jemi gati që të bashkojmë të gjithë përpjekjet për të arritur qëllimin, por kushti të jetë që hyrjen në BE të mos e bëjë Edi Rama.

Përndryshe, njëri do të marrë të gjitha si humbjen edhe fitoren. Siç ka ndodhur deri më sot…

TemA