Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në protestën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u zhvillua në kryeqytet.
Në një prononcim për A2CNN, Manastirliu tha: “Jam këtu si qytetare e Tiranës. Të gjithë këtu jemi për një qëllim, “Liria ka një emër” dhe është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Kur u pyet se pse kryeministri Edi Rama nuk ndodhet sot në protestë, Manastirliu u përgjigj: “Pjesëmarrja në tubim, siç e ka thënë edhe kryeministri, është e lirë. Unë kam edhe një lidhje me Kosovën, gjyshja nga babai është gjakovare, kështu që kam vlerësuar që të jem këtu”.