Nëse ligji 7501 në formën e tij origjinale ishte një kompromis politik i diskutueshëm, amendimet e mëvonshme të bëra gjatë viteve ’90 ishin, sipas ish-deputetit Bardhyl Reso, ishin “gabimi i vërtetë” që shkaktoi një masakër me pronat në Shqipëri. Këto ndryshime ligjore, të ndërmarra kryesisht gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, hoqën ndalimin e shitblerjes së tokës, duke hapur kutinë e Pandorës për spekulime dhe abuzime masive.
“Ky është momenti që ndodhi gabimi,” thekson ai i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV duke argumentuar se lejimi i tjetërsimit të tokave të ndara me ligjin 7501 shërbeu si një mekanizëm për politikanët dhe rrethet e tyre të interesit për të grabitur pronat më të vlefshme. Ai përmend shembuj konkretë të privatizimeve abuzive, si ai i dyqaneve në qendrat e qyteteve, të cilat iu dhanë ish-punonjësve (shpesh të lidhur me pushtetarët) në vend që t’u ktheheshin pronarëve të truallit.
“Miqtë e tyre morën prapë, kushërinjtë, motra, vëllai,” denoncon ai, duke treguar një model të qartë të përfitimit klientelist.
Përtej grabitjes së pronave, këto ndryshime patën një pasojë tjetër katastrofike: shkatërrimin e bujqësisë. Parcelizimi ekstrem i tokës, pa asnjë plan strategjik, çoi në shkatërrimin e plotë të sistemeve të ujitjes dhe kullimit.
“Fragmentizimi dhe parcelizimi i tokës i dha fund dhe e shkatërroi përfundimisht bujqësinë,” argumenton Reso./Dritare