Zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Brezion, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar theksoi se Hamasi po rifiton kontrollin e Rripit të Gazës.
Ajo shtoi se organizata rebele po zhvillon një fushtatë shtypjeje ndaj kundërshtarëve të saj, në një periudhë delikate për stablizimin e Gazës.
“Hamas po rimerr kontrollin e enklavës, të administratës, dhe po zhvillon një fushatë shtypjeje ndaj kundërshtarëve të saj, pasi amerikanët kanë lënë të kuptohet se do të ketë një periudhë të shkurtër kohe për të stabilizuar situatën në Gaza”, u shpreh Brezion.
Ajo bëri thirrje për zbatim të menjëhershëm të masave të sigurisë dhe qeverisjes në territorin palestinez.
“Në këtë kontekst, është urgjente të zbatohet faza e dytë e armëpushimit, me tre prioritete: ndihma humanitare, siguria dhe qeverisja”, tha zëdhënësja.
Nga Jerusalemi, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance pranoi sot se çarmatosja e Hamasit dhe rindërtimi i Gazës do të jetë një detyrë shumë e vështirë.
Ndërkohë, shumë pika të marrëveshjes së prezantuar me bujë nga Donald Trump mbeten ende të pazbatuara, përfshirë çarmatimin e Hamasit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi një ditë më parë se armëpushimi mbetet “shumë i brishtë” dhe kërkoi hapjen e menjëhershme të të gjitha pikave kufitare, për të mundësuar hyrjen e ndihmave humanitare në enklavë.