Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga godinat e konviteve në Qytetin Studenti, tashmë të restauruara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se me nisjen e vitit të ri akademik, në këto godina do të akomodohen afro 5 mijë studentë, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar.
“Mirëmënges dhe nga Qyteti Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.