Pas fitores historike të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka vlerësuar performancën e kuqezinjve, duke e cilësuar ndeshjen si një triumf të plotë.

“Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”, shkruan Rama, ndërsa shton urimet për ekipin kombëtar.

Triumfi i Shqipërisë është pritur me entuziazëm në të gjithë vendin, ndërsa figura të shumta publike dhe politike kanë shprehur mbështetjen e tyre për skuadrën.