Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale, fotot nga pritja që i bëri presidenti i Real Madrid Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Rama shkruan se në qendër të diskutimit me Perez, ishte sjella e të shkollës së futbollit të Real Madrid në Shqipëri.

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjoz spanjoll”, shkruan Rama në Facebook.

Po ashtu Rama ka marrë dhuratë një fanelë me numrin 7 nga presidenti i Real Madrid.

Ndërsa më pas, Edi Rama është parë edhe në ndeshjen e kampionatit spanjoll, La Liga, mes Real Madrid dhe Villareal .