Kryeministri Edi Rama është pritur nga princi i Kurorës dhe kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, në Pallatin Mbretëror në Riad të Arabisë Saudite.
Rama shkruan se në takim, është diskutuar bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën në Shqipëri të princit saudit vitin e ardhshëm.
“Riad – Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama mbërrit sot në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të forumit Future Investment Initiative (FII).




















