Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 0-1, ka reaguar kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai ka shprehur emocionet dhe krenarinë për këtë sukses të madh të kombëtares shqiptare.
“Emocione pafund… një fitore e merituar, e shumë pritur dhe e ndjerë në çdo zemër shqiptari. Kjo nuk është thjesht një ndeshje është historia që shkruan një komb, është besimi që kthehet në realitet.
Fjalët sot janë të vogla përballë krenarisë që ndjejmë. Ëndrra për Botëror vazhdon…”, shkruan Duka në postimin e tij.
Fitorja ndaj Serbisë ka ngjallur entuziazëm të madh mes tifozëve shqiptarë anembanë botës, duke rritur shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Botëror. Kombëtarja shqiptare po tregon gjithnjë e më shumë pjekuri në fushë, ndërsa rezultatet flasin vetë.