Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë seancës në Kuvend i është kundërpërgjigjur deputetit të PS-së, Ardit Bido. Bido u shpreh se në seancë po dëgjohet se liderët e UÇK-së janë të akuzuar për gjenocid në Serbi gjë e cila sipas tij nuk është bërë as nga Serbia.

Berisha iu përgjigj Bidos duke thënë se kjo është një shpikje e tij pasi ai nuk e ka thënë në asnjë moment këtë. Sipas tij Bido ka deformuar deklaratën.

Replikat:

Bido: Po vijojmë të dëgjojmë që duke përdorur procedurën po zëvëndësohet debati parlamentar. Po dëgjojmë që liderët e UÇK-së që janë në proces gjyqsorë të padrejtë, se qenkan të akuzuar për gjenocid për Serbinë. Akuzë e re që nuk e kanë bërë as serbet vete, të dëgjohet në këtë parlametin. E papranueshme

Berisha: Deputeti i PS-së Ardit Bido, e turpshme për ty. Shpike. Turp të të vijë, falsifikator. Para jush thash sikur dhe shqiptarët të kishin kryer krim kundër serbëve apo maqedonasve, do ta dënoja. Nuk thash kurrë se ka ndodhur. Duhet të kesh fytyrën tënde që të deformosh një deklaratë. Të dish diçka që nuk ka ndodhur një akt i tillë në 32 vite.