Paradoksi në zgjedhjet e pjesëshme lokale për Tiranën do të jetë cili mund të jetë i vertetë në fushatë- aktori Florjan Binaj apo politikani Edvin Rama ?

Aktorët në skenë janë “të vërtetë”

Në një kuptim teorik, shumë studiues të teatrit (si Stanislavski, Grotowski apo më vonë Peter Brook) kanë trajtuar idenë se aktori në skenë duhet të jetë sa më i vërtetë, të sjellë një emocion të sinqertë dhe një përjetim të ndjerë për ta bërë veprimin e tij bindës.

Sipas Stanislavskit, aktori nuk duhet vetëm të “shtiret”, por të besojë në atë që bën në skenë — kështu që për aq kohë sa është në skenë, ai nuk shtiret, por jeton realisht një version tjetër të vetes në një rrethanë të imagjinuar.

Pra, në një mënyrë paradoksale, në skenë ndodh një e vërtetë emocionale më e pastër sesa ajo që ndodh në jetën e përditshme. Aktori jeton me këtë zakon dhe e ka të vështirë ta ndaj skenën nga jeta e përditshme.

Ndërsa ne që nuk jemi aktor në profesion në rastin tonë Rama në jetë aktorë gjithë kohës.

Një nga teoritë më të njohura është ajo e Erving Goffman, një sociolog që në librin e tij “The Presentation of Self in Everyday Life” (1956), argumenton se ne të gjithë luajmë role në jetën e përditshme. Ai thotë:Jeta është si një skenë, dhe ne jemi aktorë që interpretojmë role të ndryshme në varësi të rrethanave (në punë, në familje, me miqtë, etj.) Në këtë këndvështrim, identiteti ynë është një ndërtim social, dhe ne nuk jemi kurrë 100% “vetvetja” – gjithmonë jemi duke përshtatur sjelljen tonë sipas “publikut” që kemi përpara.

Pra, në një mënyrë paradoksale, në skenë ndodh një e vërtetë emocionale më e pastër sesa ajo që ndodh në jetën e përditshme.

Të shohim cilin do të pëlqejë publiku i kryeqytetit shfaqjen e politikanin aktor që është Rama i cili si të gjithë ne vetëm aktron apo aktorin politikan Florjani që i duket fushata si skenë dhe të pakten mund të jetë i vertetë në rolin e tij.