Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë partnerët e Komisionit Europian për vijimin e punimeve me grupin negociator shqiptar për anëtarësimin e vendit në BE. Gjithashtu Rama ka falënderuar presidenten e KE-së, Usula von der Leyen për rikthimin e saj në Tiranë dhe për mbështetjen e palëkundur për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE.

“Puna që ne po bëjmë për të çuar përpara proceset e brendshme të lidhura me reformat, me kapitujt e negociatave, nuk o të ishte dot e suksesshme siç është deri më tani pa mbështetjen e vazhdueshme të komisionit dhe të gjithë partnerëve brenda komisionit që nderveprojnë çdo ditë me ekipin tonë. Faleminderit presidenten Von der Leyen jo vetëm fakti që rikthehet dhe rajon dhe në Shqipëri, po për faktin që rikthehet e palëkundur në mbështetjen e procesit të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Rama.