ryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se në vitin 2012, periudhë kur ishte Kryeministër i vendit, korrupsioni në qeverisje ishte më i lartë se sa në drejtësi.

Këtë deklaratë ai e bëri sot nga selia blu ku doli në një konferencë shtypi.

“Janë pollet, i kam këtu, në vitin 2012-2013 sigurisht kishte korrupsioni, por të themi të vërtetën, korrupsioni i drejtësisë ishte mbrapa korrupsionit të shëndetësisë dhe policisë. Dhe ishin agjenci ndërkombëtare që e bënin këtë”, tha Sali Berisha me krenari për qeverisjen gjatë kohës së tij.