Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, është sot pjesë e delegacionit shqiptar pjesëmarrës në samitin e Komunitetit Politik Europian me në krye kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të këtij samiti është forcimi i përkrahjes ndaj Ukrainës, situata e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit në një kontekst gjeopolitik sfidues.

Spiropali është takuar gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky si dhe me përfaqësues të tjerë të BE-së apo të shteteve europiane.

Pas mikpritjes shembullore të Shqipërisë të Komunitetit Politik Europian #EPC në Maj, sot në Kopenhagë në Samitin e radhës mbi sfidat më të mëdha që prekin Europën dhe rajonin tonë. Në fokus kryesor: siguria, migracioni, bashkëpunimi ekonomik, integrimi dhe përkrahja për Ukrainën”, shprehet Spiropali.

Në kohën kur Elisa Spiropali mbante postin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, u dekorua nga presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një vizite në Ukrainë, me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”, në kuadër të 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës.