Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, është vënë në qendër të spekulimeve në rrjetet sociale për një shtatzëni të dytë, por ajo ka reaguar menjëherë, duke u shprehur e irrituar nga ky aludim i ndjekësve.
Sara Gjordeni është nëna e vajzës Nea, fryt i dashurisë me këngëtarin Bardhi. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, por ndjekësit kanë nisur prej kohësh të aludojnë për një shtatzëni të dytë të mundshme.
Gjatë një pyetësori në Instagram, një ndjekës e pyeti atë drejtpërdrejt: “Mos je prapë shtatzënë?”.




















