Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me një minutë heshtje në nder te gjyqtarit Astrit Kalaja. Kalaja u vra në krye të detyrën, të hënën më 6 tetor, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit.
“Ju ftoj të ndalemi për të nderuar kujtimin e gjyqtarit Astrit Kalaja, I cili humbi jetën tragjikisht të hënën, në ambjentet e gjykatës së Apelit. Vrasja e një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë, u dënua nga të gjithë spektri politik dhe mbarë opinioni publik në vendin tonë, gjyqtari Kalaja I shërbeu sistemit të drejtësisë, me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet. Duke lënë pas një shembull të përgjegjësisë në detyrë, në shenjë respekti për jetën dhe kontributin e tij, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje” u shpreh Peleshi.
Astrit Kalaja u qëllua për vdekje nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, mesditën e 6 tetorit, në ambjentet e Gjykatës së Apelit.