Një tjetër gjest i shëmtuar në vjen nga Serbia. Pas skandalit me flamurin shqiptar, duke mos e vendosur në stadium ditën e djeshme gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, sot një tjetër skandal është regjistruar.
Tifozët serb siç duket nuk kanë ndermend të ndalin provokimet ndaj Kombëtares dhe tifozëve shqiptarë. E gjitha ka të bëjë me hartën e Kosovës, të cilën e kanë vendosur në mes të flamurit serb siç tregohet në foto.
Madje e kanë vendosur edhe në një zonë afër hotelit, ku është akomoduar ekipi shqiptar në Leskovac.