Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në një deklaratë para sallës së kuvendit edhe për mocionin e shkarkimit të Peleshit. Sipas kreut demokrat, drejtuesja e seancës duhej të hidhte në votim dy raportet fillimisht.

“Deputetët e opozitës nuk votuan sepse ishte çështje e raporteve. Këta nuk zbatojnë asnjë ligj. Ajo që drejtonte seancën, e detyruan të thoshte kush është dakord me këtë raport. Por ajo duhej të hidhte të dy raportet. Dhe pas raporteve votohej mosbesimi ndaj kryetarit. Ajo bëri një votim kot fare sipas qejfit, sipas urdhrit. E mbyllën. Ky është problemi,” tha Berisha.