Buxheti i shtetit ka mbledhur më shumë të ardhura gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të ministrisë së financave rezulton se në periudhën janar-shtator në total të ardhurat për periudhën Janar-Shtator 2025, arritën në rreth 562.5 miliardë lekë.
Nga të dhënat vërehet se treguesit buxhetorë tregojnë ecuri pozitive në drejtim të të ardhurave në krahasim me shpenzimet duke krijuar teprice buxhetore më tepër se pritshmeritë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 33.6 miliardë lekë më shumë ose 6.4 % më shumë ndikimin më të madh duket se e kanë dhënë të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën janar-shtator 2025 që janë në shumën 63.1 miliardë lekë, ose 26.7% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Kjo lidhet direkt me rritjen e pagave të ndërmarra në vend sidomos në administratën publike e cila mban nivelin më të lartë.
Një tjetër zë i rëndësishëm për mbledhjen e të ardhurave në buxhet rezulton edhe TVSH-ja nga e cila të ardhurat u realizuan në shumën 50.4 miliardë lekë, ose 17.2% më shumë se periudha janar-shtatori 2024. Kjo konfirmon se ka pasur më shumë konsum e lidhur direkt me fluksin e turistëve por edhe të shtimit të shpenzimeve nga vetë qytetarët.
Sipas ët dhënave zyrtare në 9 muaj ka pasur edhe një përmirësim të ndjeshëm të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat rezultojnë 12.3% më shumë se periudha e vitit 2024.Rritja e kontributeve është një element i rëndësishëm për rishikimin e skemës së pensioneve në vend.