Sokol Kushta u kthye dikur në makthin e serbëve, duke shënuar kundër Partizanit në Beograd.

Të njëjtën gjë, kanë mundësi ta bëjnë kuqezinjtë sot në mbrëmje kundër Serbisë dhe në një intervistë për “Panorama Sport”, Kushta u shpreh se kuqezinjtë kanë shanse reale për të fituar, teksa nuk i kursen edhe fjalët për serbët.

Ndeshja me Serbinë. Çfarë duhet të presim nga kjo ndeshje?

Po patjetër që do të presim rezultat pozitiv, asgjë tjetër.

E ka Shqipëria kualitetin për ta marrë?

Po, përderisa po luftojmë për një vend, pse të mos e ketë?

Përtej tifozëve është edhe vetë federata, që po merr disa masa ndoshta drastike. Ndalimi i çdo simboli kombëtar në stadium është ndoshta pak e tepërt…

Populli serb nga ai popull, ta lidhim me ata pjesëtarë të federatës. Ata nuk është se vijnë nga një komb tjetër dhe ata të federatës, të tillë njerëz janë.

Ato gjëra do bëjnë, dhe ata mendojnë se duke marrë masa për simbolet shqiptare, ata e quajnë se qetësojnë gjendjen.

Është një gjendje që ata duhet ta kalojnë për veten e tyre. Ata mbrojnë veten, duke ditur kërcënimin që kanë. Kur shikojnë flamujt shqiptarë, ata mbrojnë veten e tyre nga egërsia.

Prandaj, ndoshta, si thuash: “Po i jap ilaç vetes, të qetësoj veten, se unë jam njeri i sëmurë mendor”.

Flamujt tanë, simbolet tona janë diçka acaruese për ata. Është normale për ne. Kush e di historinë, nuk duhet ta çajë kokën, sepse është normaliteti i tyre, egërsia.