Seanca paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta do të zhvillohet këtë të martë, pasi të enjten e kaluar nuk u zhvillua për shkak të bojkotit të avokatëve.
Seanca është caktuar të nisë në orën 09:00 dhe do të drejtohet nga Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.
Ish-presidenti Meta është i arrestuar që prej tetorit të vitit të kaluar dhe është akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Hetimet ndaj tij u mbyllën nga SPAK më 28 korrik, ndërsa dosja u kalua për gjykim në fund të gushtit.
Ndërkohë GJKKO ka rrëzuar kërkesat e Metës për ndryshimin të masës së sigurisë ndërsa më 16 tetor, edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-presidentit për të njetën kërkesë.




















