Në seancën maratonë në Parlament, kreu i SPAK, Altin Dumani, qëndroi mbi 7 orë ku raportoi mbi punën e SPAK gjatë 2024. Ai iu përgjigj 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës.
Lidhur me këtë seancë juristi Keshnik Spahiu, është pyetur në emisionin “5 pyetjet e Babaramos”.
Teksa u ndal tek pyetjet e opozitës drejtuar Dumanit, ai tha se pyetjet ishin pyetje mediokre.‘Ndjeva një lloj zhgënjimi nga pyetjet mediokre të një pjesë të deputetëve që nuk arritën që të shfrytëzonin ballafaqimin me Dumanin dhe pjesa më e madhe ishin edhe në konflikt interesi dhe mendimi i tyre lexohej para se të bënin pyetjet. Ajo që ishte risi sot është që Dumani deklaroi se në Shqipëri s’ka asnjë politikan që të jetë i lidhur me bandat dhe krimin e organizuar. Ai i vuri kapak një debati të ashtëquajtur narkoshtet’, tha ai.
Spahiu, teksa u ndal tek marrja nën hetim e zv.kryeministres Belinda Balluku, ai tha se ajo do hetohet e lirë, sepse arrestimi nuk bëhet pa autorizim nga Kuvendi
‘Belinda nuk mund të arrestohet as me burg dhe as me arrest shtëpie dhe si merret celulari nëse s’ka autorizim nga Kuvendi sepse ajo ka mandatin e deputetes. Unë parashikojë se do hetohet në gjendje të lirë, kështu është vepruar me të gjitha gratë’, tha ai.




















