Juristi Kreshnik Spahiu, tha se PD nuk do t’i bojkotojë zgjedhje e pjesshme.

Ai tha se, PD do të hyjë në zgjedhje sa kohë që nuk ka një deklaratë nga SHBA që të mos pranojë dekretin e presidentit.

‘Harrojeni se do të jenë zgjedhjet vetëm me PS. Sa kohë po kalon mbrëmja edhe s’ka një prononcim kundër dekretit të presidentit, harrojeni. E vetmja shpresë që shpreson PD është ndonjë mesazh nga administrata amerikane e Trump, që mund të bëjë diçka pro tyre. Nëse amerikanët i pranojnë zgjedhjet harrojeni se PD mund të shkojë drejt bojkotit. E kanë emrin të qartë se kush do të kandidojë, Berisha do ta shpalli emrin dhe këta do ta dëgjojnë në konferencë shtypi se kush do të jetë’, tha ai.