Gjykata e Posaçme ka urdhëruar nisjen e hetimeve nga SPAK për prishjet e banesave në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Fillimisht, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar pushimin e çështjes, por dosja kaloi për kompetencë në Gjykatën e Posaçme, pas vendimit të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Hetimet nisin pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar i prekur nga shembjet, që përfshin disa zyrtarë, përfshirë edhe të Bashkisë së Tiranës.