Kosova nuk është një çështje e radhës në politikën e jashtme të Shqipërisë, por është në zemër të saj – këtë e deklaroi qartë Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një interviste të dhënë mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story. Ajo theksoi se situata aktuale në të cilën ndodhet Kosova nuk është e dëshiruar as nga Prishtina dhe as nga Tirana, por Shqipëria po mban një qëndrim strategjik, të qartë dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.

Situata aktuale në të cilën ndodhet Kosova, nuk është e dëshiruar as nga Kosova dhe as nga Shqipëria, por ne po bëjmë gjithçka për të mbajtur një qëndrim strategjik.
Kosova për ne nuk është një çështje e radhës në politikën e jashtme, por është në qendër të saj dhe të marrëdhënieve tona rajonale.

Shqipëria sot ka një politikë të jashtme më të qartë dhe më të guximshme, ndryshe nga e kaluara kur ishte e zbehtë dhe e kompleksuar.
Hapja e negociatave me BE një vit më parë, ka bërë që Shqipëria është sot në pararojë në rajon, krah Malit të Zi.

Sa i përket Serbisë, nuk është aty ku është Shqipëria, sepse:

Nuk heq dorë nga narrativa nacionaliste, ⁠nga politikat revizioniste nga mohimi i krimeve të luftës në Kosovë e Bosnje.
Jo që ne mund të bëjmë është të jemi të qartë në politikat dhe qëndrimet tona, duke i linjëzuar ato me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.