Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, foli në “Top Story” mbrëmjen e kësaj të hëne dhe për raportin e familjes politike me vetveten.

“Unë besoj tek një forcë më e madhe dhe besoj që kjo e drejtë vjen. Ka ndonjë forcë politike ku nuk ka luftë të brendshme?! Sigurisht që ka, rivalitetet dhe konkurrenca janë të kuptueshme, dhe zilitë janë të kuptueshme. Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet.Lufta politike nuk duhet të kalojë asnjëherë në nivelet e betejave të cilat dëmtojnë forcën politike ku je, dëmtojnë shoqërinë, dëmtojnë institucionet edhe deformojnë vullnetet. Këtu nuk duhet të shkojnë kurrë, nëse shkojnë duhet ti vëmë fre.”-tha Spiropali.