Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me ministrin danez Rasmussen për aspiratën vendit në BE.

Ministri danez Rasmussen: Ne sapo patëm një takim shumë interesant. Ishte shumë e këndshme t’ju mikprisja dhe të diskutoja progresin e Shqipërisë, për aplikimin për anëtarësimin evropian. Jam krejtësisht i bindur se përpara se të përmbyllim presidencën daneze, ne do të hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë.

Dhe unë mendoj se ky objektiv i Shqipërisë i të qënurit anëtar i Bashkimit Evropian përpara vitit 2030 është pa diskutim i arritshëm.

Dhe të pasurit këto lloj takimesh është një mundësi për të parë numrat. Nuk mund të them që jam surprizuar, por kam konfirmuar influencën në rritje të Shqipërisë midis danezëve.

Numri i danezëve që vizitojnë Shqipërinë është trefishuar brenda disa viteve. Dhe unë do jem i ardhshmi në radhë që do të vizitoj Shqipërinë.

Ministrja Spiropali: Dhe unë me patjetër do ju mirëpres me zemër të hapur. Faleminderit shumë Ministër për këtë takim që ishte i frytshëm, shumë produktiv dhe shumë i këndshëm. Ne patëm një shkëmbim pikëpamjesh dhe unë shfrytëzova mundësinë për t’ju falënderuar për lidershipin tuaj të fortë në nivel personal, por edhe lidershipin e Danimarkës gjatë mbajtjes së Presidencës së BE-së, për këndvështrimin strategjik ndaj procesit të zgjerimit dhe për të kuptuarit, por dhe të zbatuarit, si dhe lobimit e nxitjes që procesi i zgjerimit të konsiderohet një projekt strategjik për Evropën. Për ne nuk është vetëm zgjerimi i Evropës, por edhe ribashkimi i Evropës, për një Evropë më të fortë, për një Evropë më të qëndrueshme, për një Evropë më të begatë dhe Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria janë gati të bëjnë pjesën e tyre. Ndaj, angazhimi juaj që Shqipëria të hapë të gjithë grupkapitujt këtë vit është një inkurajim i fortë për ne, është një inkurajim i fortë për qeverinë, për kuvendin tonë, për njerëzit tanë, 92% e tyre e mbështesin procesin e integrimit në BE.

Është vendi më pro BE-së në Evropë dhe ne po punojmë shumë seriozisht dhe intensivisht për qenë në gjendje të mbyllim negociatat deri në 2027-tën dhe të bëhemi një anëtar brenda kësaj dekade, brenda 2030-s. Kjo është absolutisht realiste. Është një proces i bazuar në meritë, absolutisht, ndaj, ne po bëjmë pjesën tonë në komunikimin dhe partneritetin intensiv me të gjithë Shtetet Anëtare, me Danimarkën e cila mban Presidencën e BE-së, por edhe me Shtetet e tjera Anëtare, si dhe me Komisionin dhe institucione të tjera të BE-së për ta bërë të mundur, për ta bërë Shqipërinë një vend që ka transformuar politikën e tij, ekonominë e tij, shoqërinë e tij, sistemin e tij të drejtësisë dhe për të qenë pjesë e një Evrope e cila është më e sigurt dhe më gati për t’u përballur me sfida globale. Kështu, ne e konsiderojmë veten pjesë të këtij kontinenti dhe ne definitivisht duam të jemi anëtar të Bashkimit, për të treguar se ne nuk jemi një barrë, por një potencial në Evropë.

Ministri: Dhe unë jam i sigurt që do të jeni të suksesshëm.

Ministrja: Faleminderit shumë!