Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me zyrtarët e Ambasadës së Shqipërisë në Bruksel dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Belgjikë e Luksemburg.

Në këtë takim, Spiropali vlerësoi rolin e diasporës shqiptare si pjesë aktive e jetës europiane, që kontribuon në administratë, arsim, kulturë e biznese ndërkombëtare.

Ajo shprehu mirënjohje për shqiptarët që promovojnë vlerat dhe identitetin kombëtar në vendet ku jetojnë. Ministrja vuri theksin te rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe ndër breza, duke përmendur nismat në qytete si Namur, Antverpen dhe Bruksel.