Pas fitores historike të Shqipërisë në transfertë ndaj Serbisë me rezultatin 0-1, platforma e specializuar në statistika dhe analiza sportive, SofaScore, ka publikuar vlerësimet individuale për futbollistët e të dyja skuadrave.

Portieri kuqezi, Thomas Strakosha, është shpallur lojtari më i mirë i takimit, duke marrë notën 8.4, falë ndërhyrjeve vendimtare dhe pritjeve që garantuan portën e paprekur.

Në krahun tjetër, Armando Broja ka rezultuar më i dobëti për Kombëtaren shqiptare, me një vlerësim prej 6.5, ndërsa sulmuesi i Serbisë, Dusan Vlahovic, ka marrë notën më të ulët të gjithë ndeshjes 6.2 duke u renditur si lojtari më pak efektiv në fushë.

Kjo fitore e rëndësishme jo vetëm që forcon pozitat e Shqipërisë në grup, por edhe rrit moralin e skuadrës në prag të sfidave të radhës.