Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionati i “Sunday League” për ekipin e Barrikadës.

Djemtë e drejtuar nga trajneri Ardit Biba kanë marrë tre pikët e para teksa mbrëmjen e djeshme kanë mposhtur me rezultatin 4 – 2 rivalët e Tigres.

Loja e spostuar tërësisht në krahun e djathtë e jo në ritmin e duhur rezervoi një fillim të keq të ndeshjes për Barrikadën teksa Tigres brenda pjesës së parë u gjendën në avantazhin e dy golave të realizuar nga Gjika.

Pjesën e dytë ekipi i Bibës tregoi tjetër paraqitje.

Zëvendësimet sollën shpejtësi, saktësi në qarkullimin e topit si edhe efiçencë teksa erdhi përmbysja nga 0-2 në 4-2.

Fillimisht ishte Nasiel Maze që ngushtoi shfirat në 2 – 1 ekzekutoi perfekt me të majtën asistin e dhënë nga Mirej Berberi duke lënë të palëvizur portierin kundërshtar.

Pas përpjekjeve të shumta në pjesën e mbetur të lojës në minutën e 70 dhe 71 do të vinte përmbysja e madhe. Fillimisht Gjoka pas asistit të Bakajt dhe më pas Mehmetllari do i jepnin avantazhin ekipit të Barrikadës.

I gjendur në avantazh tekniku Biba zhvendos ekipin në mbrojtje teksa largon nga fusha e lojës lojtarin me numrin 9, Mehmetllari, padiskutim lojtari më i mirë i ndeshjes megjithëse i markuar në çdo fraksion sekonde nga tre kundërshtarë.

Teksa Tigres hidhen në sulm për golin e barazimit pësojnë të katërtin me Bakaj pas një asisti perfekt të Gjokaj-t.

Arbitri i ndeshjesh i bie bilbilit për të konfirmuar golin por në të njëjtën kohë edhe fundin e takimit.