Sikurse është bërë traditë, tetori i çdo viti shënon fillimin e “Sunday League”, një kompeticion me mbështetjen dhe certifikimin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Edhe këtë sezon formula e kampionatit do vijojë të ketë të njëjtin format. Ekipet pjesëmarrëse do jenë të ndara në dy grupe dhe në fund dy fituesit do përballen në finale.
Ekipi i “Barrikada FC” do jetë sërish pjesëmarrës me një ekip edhe më të konsoliduar në përbërje nga porta në sulm.
Veç lojtarëve që aktivizohen prej vitesh në radhët e Barrikadës si Susko, Sallufi, Maze, interesante janë disa prej afrimeve në ekip.
Konkretisht, Rivaldo Bakaj ish futbollist e ekipit profesionist të FK Vora; Arbër Mehmetllari ish futbollist i Lokomotivës së Zagrebit dhe i Kombëtares së shpresave; Mirej Berberi ish futbollist i Laçit si edhe në Suedi; Liridon Mjekaj ish – futbollist i Tërbunit dhe Arian Sheta që nuk ka nevojë për prezantim, janë disa prej prurjeve tek “FC Barrikada” këtë sezon.
Veç afrimeve të reja në fushën e gjelbër, këtë sezon bie në sy afrimi i trajnerit Ardit Biba, ish ndihmës i teknikut Armando Cungu ne futbollin profesionist. Gjatë gjithë verës Biba ka zhvilluar një fazë të gjatë stërvitore me qëllim evidentimin e lojtarëve të cilët ai i konsideron të denjë për të përfaqësuar denjësisht ekipin.
A do të jetë Barrikada ekipi pretendent për fitimin e titullit këtë sezon?! Këtë gjë mbetet ta tregojë fusha!
View this post on Instagram